Hëngrën drekë në Ohër, turistët thërrasin policinë kur shohin faturën

Disa turistë, pasi kanë ngrënë në një restorant të Ohrit, janë shokuar kur kanë parë faturën.

Dreka e tyre kishte kushtuar 50.000 denarë ose 833 euro. Ata kanë debatuar me punonjësit e restorantit, ku janë ankuar për çmimet, më pas kanë thirrur policinë. Pas disa orëve debat, fatura u është ulur në 660 euro.

Një nga turistët e ka bërë publike faturën, dhe thotë se ishte një çmenduri, dhe se nuk mund të rrinin duarkryq për këtë abuzim.

Ne ishim një grup prej nëntë personash dhe patëm një përvojë shumë të pazakontë në këtë restorant. Kur u ulëm, ata na thanë që kishin troftë të freskët nga liqeni, kështu që shtatë nga ne porositën disa peshk, të tjerët sallatë dhe perime për t’i ndarë. Porositëm birrë dhe verë të kuqe për të pirë. Në fillim ata na sillnin shumë më tepër sesa kishim porositur, dhe ata gjithashtu nuk na treguan se sa peshq do të sillnin. Kur mbërriti fatura pamë që ata na kishin dhënë verën më të shtrenjtë (një shishe prej 1500 denarë), dhe kishte gjëra që ne nuk i porositëm dhe nuk i morëm. Por ajo që u bë problematike ishte që ata pretendonin se na kishin shërbyer 12.5 kg peshk për shtatë persona, madje pa na pyetur sa donim. Në fund ata na dhanë një faturë mbi 50,000 denarë”, shkruan turisti./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ju pëlqejnë ushqimet e pjekura në zgarë? Ja rreziqet për shëndetin tuaj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.