Haradinaj: Taksën nuk e heqim, Amerika nuk ka popull më aleat se ne
Dritare.net
Haradianj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për siguri që po mbahet në Mynih, ka pohuar se Amerika nuk ka asnjë ushtri në botë më aleate se FSK-në, dhe nuk ka popull më aleat se shqiptarët.
“Parimi që ka vlerë çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur duke devijuar dialogu, për të biseduar për kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Zonja Mogherini pranimi nga Serbia, në këtë rast z. Vuçiq me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, heqja e tarifës”, tha Haradinaj.
Ai ka pohuar se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë në relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë në relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës. Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektiva Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj.
Ai tha se rruga e vetme është kthimi në tavolinë i Kosovës dhe i Serbisë pa kushte. “E tha edhe Presidenti në fjalën e vet, se ne jemi viktimë, pasi Serbia ka kryer krime në Kosovë. Nëse dikush është dashur me vendos kushte, do duhej të vendosnim ne, sepse ne jemi viktima, pasi Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë”.
Ai tha se Serbisë tani i kushton koha, pasi Serbisë i duhet për hapjen e kapitujve për hyrje në BE, “ndërsa tani tarifa po na kushton dy palëve”.
“Ne e duam Amerikën me zemër të gjithë, por nuk jemi më miq për Amerikën, nëse marrim hapa të nxituar”, tha Haradinaj.
Kryeministri po ashtu ju ka bërë thrrje të gjithë krerëve institucional dhe të partive politike, që të bëhen bashkë, për të mos lejuar Serbinë që të vendos kushte për dialogun./E.D/driatre.net