Haradinaj: Mogherini nuk e kryeson më dialogun Kosovë-Serbi, ja kush është ndërmjetësi!
E Enjte 9 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Mogherini ka qenë ndërmjetësja që nga fillimi i dialogut , por edhe pse jo zyrtarisht, duket se Haradinaj është i bindur se ajo nuk do ta kryesojë më ketë proces që ka ngecur prej muajsh për shkak të taksës që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.
Haradinaj është shprehur se është kancelarja gjermane Angela Merkel ajo e cila kryeson tanimë dialogun.
“Kushdo që ka besuar që duke e nda Kosovën, arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi, e kanë pas e ai projekt është përmbyllë. Marrja e dialogut prej Mogherinit tek Merkeli që ka qëndrim të qartë kundër korrigjimit të kufijve. Mund të jemi më të qetë. Duhet të jemi vigjilent, sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por duhet të jemi të qetë” , ka thënë kreu i qeverisë së Kosovës./ I.M-Dritare.net