Haradinaj me aeroplan special në Berlin, nderohet me gardë
E Mërkurë 5 Qershor 2019, 18:06
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, si dhe do të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.
“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës./K.C/dritare.net