Haradinaj: Ideja e ndryshimit të kufijve, e Putinit dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish se ndryshimi i kufijve në Kosovë është një ide e hershme e Serbisë.

Ai në një intervistë për RTSH-në, ka thënë se ka qenë një ide e moçme e Serbisë, që të ndahet Kosova, një pjesë t’i jepet Shqipërisë dhe një pjesë Serbisë. Ai po ashtu ka pohuar se edhe Putini është i interesuar me i ndryshuar kufijtë në Ballkan, sepse dëshiron ta rikthejë ndikimin në ish-shtet që kishte ndikim BRSS. Ai po ashtu tha se Rusia shtinë shumë para në Kosovë, për të cilat tha se kanë informacione të mjaftueshme nga shërbimet sekrete të Kosovës dhe Shqipërisë, duke mos dashur të japë detaje tjera.

LEXO DHE :  Ylli Manjani: Regjimi komunist po rikthehet përsëri

Kryeministri Haradinaj, duke treguar për pretendimin e Rusisë për të ndikuar në Maqedoni e Mal të Zi, tha se në Kosovë është më i vështirë ndikimi i saj, pasi populli ka tjera qëndrime dhe është vend poramerikan./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.