Haradinaj: Debati që kam pasur me Federica Mogherinin!

Gjatë një interviste për RTV Dukagjini, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar një incident që ka pasur me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini. Haradinaj u shpreh se, është e vështirë të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë në kohën kur Mogherini është në fund të mandatit dhe në strukturat e BE-së ka zgjedhje.

“Kam pasur thyerjet e mia me zonjën Mogherini si kryetar i Qeverisë së Kosovës. Në takimin e parë ia kam përmend asaj rolin e Amerikës në negociata, ajo nuk ka dalë me mua në konferencë për shtyp. Më ka thënë ”zoti Kryeministër, nëse ti mban këtë qëndrim ne nuk mund të dalim bashkë në konferencë. I kam thënë “në rregull zonja Mogherini shihemi në mbledhjen e ardhshme”. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në tavolinë. Nuk është krejt rastësi se si ka hyrë Amerika në bisedime. Ne e shohim fatkeqësisht vetëm sot për sot. Mogherini duhet të nxjerrë arkivat e veta dhe të thirr amerikanët, ata kanë një materie…Lë të vijë në Kosovë vetë e katërta dhe të sjellë një kontratë. Të thërrasë delegacionin shtetërorë dhe ne shohim nëse duam të aprovojmë marrëveshjen. Nuk jam për të shtyrë aspak marrëveshjen, por jo të paguajmë një kosto.”,- tha Haradinaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Veshjet më mahnitëse të javës, nga zonjat mbretërore!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.