Haradinaj bën deklaratën e fortë: Mogherini, armike e Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ftuar në “Tempora” në “OraNews” ka lëshuar deklarata të forta, teksa e ka quajtur shefen e diplomacisë evropiane Frederica Mogherinin si armike të Kosoës.

Suksesi i Kosovës nuk është i lidhur me dinamikën e zonjën Mogherini, as me agjendën për dialog. Kosova ekziston. Është më vete. Askush nuk mund të më i padobishëm për Kosovën se Mogherini. Ajo ka devijuar diskutimin. Në vend që të flitet për marrëveshje me Serbinë për njohje, ajo e ka devijuar diskutimin në territore dhe kufij. Ajo është armike e vendit tim. Kushdo qoftë, në logjikën e thjeshtë nëse unë përfaqësoj Kosovën e 17 Shkurtit 2018, Kushtetutë, territor, kufij, kushdo që hap këtë diskutim…kushdo që e hap është agresion. Një deklarim që bëri presidenti serb, i kam dërguar letra të gjitha qarqet vendimmarrëse, përfshirë NATO-n ku kam treguar se do ta mbroj territorin e Kosovës. Këto diskutime për kufij të zonjës Mogherini i ka bërë dëm BE-së, e ka shkatërruar realisht një mundësi që ka pasur BE për një marrëveshje. E ka kthyer procesin mbrapa. “-tha Haradinaj./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Boll më, Shqipëria nuk është vilajet i Greqisë që të na kërcënoni dhe të na bëni të fortin!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.