Hapet konkursi për arkitektë, për rindërtimin e Notre Dame

Kryeministri francez ka hapur konkursin për arkitektin që do të merret me rindërtimin e Katedrales “Notre Dame de Paris”. Franca ka ftuar arkitektë nga e gjithë bota për të paraqitur planet e tyre për një kullë re, për t’u vendosur në majën e Notre Dame. Kryeministri, Edouard Philippe u tha gazetarëve se ata shpresonin për kullë të re që të përshtatet me teknikat dhe sfidat e kohës sonë. Kulla që qëndronte mbi katedralen e Notre Dame u shkatërrua pas zjarrit që ra mbi ndërtesën 850-vjeçare, të hënën e 15 marsit. Megjithëse pjesa më e madhe e saj, përfshirë edhe kullat e famshme mbijetuan, të gjitha mendimet tani janë për mënyrën sesi do të rindërtohet ajo që ka humbur, informon dritare.net

LEXO DHE :  Rama publikon të dhënat: Rritet shërbimi i cilësisë për drejtuesit e automjeteve

“Ne duhet ta krijojmë sërish kullën siç është konceptuar nga arkitekti francez Viollet-le-Duc, ose siç ndodh shpesh në evolucionin e trashëgimisë, ne duhet t’i japim Notre Dame një kullë të re. Çdo euro i dhuruar do të përdorët për ndërtimin e Notre Dame, dhe asgjë tjetër.”,- tha kryeministri francez./K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.