Hani një lugë sheqer çdo ditë para se të shkoni në punë, ja pse!
Dritare.net
Truri i njerëzve punon më shumë kur hanë një sasi të vogël të sheqerit. Pavarësisht moshës, të gjithë, të rinj apo jo do të ndjehen më të lumtur edhe më mirë fizikisht.
Shkencëtarët thonë se, nëse ju hani çdo ditë sheqer, truri juaj do të ketë më shumë energji në dispozicion. Mund t’i bëjë njerëzit të njehen më të motivuar për të punuar dhe i jep vetëbesim të lartë. Ndërkohë, ekspertët e Universitetit, “Warwick” thanë se, një sasi e vogël sheqeri., mund të përmirësojë kujtesën te personat mbi 65-vjeç dhe do t’i motivojë ata të punojnë të shumë. Energjia afatshkurtër në formën e niveleve të rritura të sheqerit në gjak mund të jetë një faktor i rëndësishëm në motivimin e të rriturve të moshuar për të kryer një detyrë të caktuar./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net