Aktorja e njohur si Gylseren nga seriali “Fate të Kryqëzuara”, Nurgul Yesilcay mbrëmjen e djeshme është kapur nga gazetarët me të dashurin e saj më të ri. Dritare.net informon se ajo ka qenë me të dashurin e saj në një lokal të Stambollit dhe është argëtuar deri në orët e para të mëngjesit me një darkë romantike vetëm për vetëm. Aktorja e njohur është parë teksa futej në shtëpinë e të dashurit. Por komshia e të dashurit të saj që i ka parë teksa futen në shtëpinë e tij ka bërtitur në mënyrë që aktorja e njohur ta dëgjojë duke thënë se ai është i martuar. Akoma nuk ka ardhur një reagim i aktore së njohur në lidhje me këtë ngjarje./M.S-Dritare.net