Grushti i shtetit/ Turqia në ndjekje të 32 diplomatëve, janë arratisur nga vendet ku punonin
Dritare.net
Diplomatët turq në vendet e tjera tani kanë frikë nga lëvizjet që po bëhen në Turqi që pas 15 korrikut, ndaj edhe nuk janë kthyer në Turqi, por janë arratisur.
Ministri i Jashtem i Turqise, Mevlut Cavusoglu
Autoritetet turke kanë arrestuar, ndaluar apo pushuar nga puna mijëra njerëz, duke përfshirë nga rradhët e ushtrisë, punonjësve civil, gjykatës dhe mësues.
Kjo pas tentativës për grusht shteti për të cilën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka fajësuar një rrjet të gjerë njerëzit që sipas tij udhëhiqen nga kleriku Fetullah Gylen.
Spastrimet kanë shqetësuese aleatët perëndimorë, të cilët po mendojnë për stabilitetin në anëtar të NATO-s dhe partneritetin në luftën kundër Shtetit Islamik. Por, zyrtarët turq janë të zemëruar me reagimin e perëndimit.
Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, duke folur në një konferencë shtypi në Ankara me homologun e tij iranian, tha se në total 208 diplomatë turq ishin tërhequr nga vendet e tjera, si pjesë e hetimit të grushtit të shtetit, por 32 prej tyre janë larguar në vende të ndryshme me ato në të cilët punonin.
“Ne kemi qenë në kontakt me vendet ku ata ikur dhe janë duke punuar për ekstradimin e tyre”,- tha ai.
Tre atashe ushtarakë janë arratisur, duke përfshirë dy që u larguan nga Greqia për në Itali, dhe një tjetër i cili u largua nga Bosnja, tha ministri, pa specifikuar ku kishte shkuar atasheu i tretë.