Grusht i shtetit/ Çfarë ndodhi natën e tmerrit të 15 korrikut në Turqi!

Pas plotë tre vitesh nga tentativa për grushti ne shtetit në Turqi, situata pas asaj ngjarje është qetësuar, dhe gjendja e jashtëzakonshme është hequr në 2018 pas dy vitesh.

Pas tentativës për grushtin e shtetit, qeveria turke më në krye Regjep Tayip Erdogan drejtuan gishtin drejt klerikut Fetullah Gylen dhe organizatës FETO.

Në lidhje me këtë tentativë u arrestuan e 77 000 vetë, ndërsa 110 000 punonjës shtetërorë, përfshirë këtu policë, oficerë ushtarakë, akademikë, prokurorë e gjyqtarë u pushuan nga puna.

Dhjetëra dënime përjetë, dhjetëra gjykime të tjera janë bërë në Turqi pas 15 korrikut të 2016.

Por çfarë ndodhi në Turqi me 15 korrik 2016?

Gjithçka filloi në orën 22:00, kur u dëgjuan krisma tek Shtabi i Përgjithshëm, dhe avionët ushtarakë filluan fluturimi ne ulët mbi Ankara.

Helikopterët hapin zjarr mbi civilët që gjendeshin pranë Shtabit të Përgjithshëm.

Godina e SHP dhe televizioni shtetëror TRT kaloi në duart e puçistëve.

22:00 mbyllet ura e Bosforit

23:25 Goditet Qendra e Forcave Speciale në Ankara.

23:30 Shefi i Shtabit të Përgjithshëm merret peng.

00:11 Erdogan niset drejt aeroportit Ataturk .

00:13 Puçsistët hyjnë në TRT dhe ndërpritet transmetimi .

00:26 Erdogan përmes skypet në CNN turk bën thirrje që populli të dalë në rrugë .

LEXO DHE :  Intervista/ Rama për revistën prestigjoze italiane: Ja përse Shqipëria mund të ndihmojë Italinë!

Pas thirrjes së Erdogan populli turk mbush rrugët.

01:00 Drejtoria e Sigurimit në Ankara goditet nga avionët.

02:00 fillon arrestimi  i puçistëve.

02:20 17 policë vriten tek drejtoria e Departamentit të Operacioneve Speciale.

02:20 Arrestohen nga qytetarët dhe policia puçistët që morën TRT

02:30 Tentohet të hyhet brenda presidencës, arrestohen 12 ushtarë të lartë

02:42 Bomabrdohet parlamenti .

03:20 Erdogan arrin në Turqi.

03:29 sumohet hoteli ku qëndronte Erdogan.

06:43 Dy bomba shpërthjenë afër presidencës.

06:44 Lirohet ura e Bosforit nga qytetarët dhe policia

08:32 Lirohet Shefi i SHP

09:32 Arrestohen 1374 persona në Turqi.

10:07 Dorëzon mbi 700 puçistë, ushtarë.

Pas kësaj tentative.

246 dëshmorë, 2 mijë 185 të plagosur

Rreth 7 mijë vetë u shkarkuan nga universitetet, 5700 prej tyre nga forcat akademike. Po ashtu u mbyllën shkolla dhe qendra arsimore, që dyshohej se kishin lidhje me lëvizjen Gülen. Me dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme u mbyllën 70 gazeta dhe 20 revista si dhe 34 stacione radioje, po ashtu 30 shtëpi botimi dhe 33 stacione televizive. 143 gazetarë ndërkohë janë në burg. / I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.