Gruaja tregon se ka një vit në qiell të hapur, Rama: Do të vij bashkë me kryebashkiakun e Klosit
Dritare.net
“Unë jam një banore e Klosit. Kam dashur që të vish në shtëpinë time, e të shohësh nga afër hallin që kam. Por unë kam ardhur sot këtu vetëm për ty. Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim. Kam një vit që jetoj një qiell të hapur. Rrëshqitjet e dherave më kanë dëmtuar shtëpinë. Kam kërkuar ndihmë, kam bërë kërkesa, letra, por nuk di se ku treten. Falënderoj vetëm ato të Emergjencës Civile që kanë ardhur. E kam ngritur shqetësimin tim edhe në “Neës24”. Por sot kam ardhur këtu vetëm për ju zoti Rama”, u shpreh gruaja nga Klosi.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama i cili i ka premtuar se shumë shpejt do të shkojë në shtëpinë e saj për të parë nga afër situatën.
Rama: Meqë ti erdhe deri këtu, edhe unë do të vij në shtëpinë tënde.
Zonja: Po nuk vjen dot, se nuk kalohet.
Rama: Aty ku kalon ti, do kaloj dhe unë. Do vij bashkë me kryetarin e bashkisë.
Menjëherë ka ndërhyrë kryebashkiaku i Klosit, i cili është shprehur se kishte të bënte me rrëshqitjen e dherave.
“Zonja është në rregull. Nuk ka rrëshqit zonja, kam hall mos rrëshqet ti”,-i ka thënë më pas Rama kryebashkiakut./ I.M-Dritare.net