Gruaja e Michael Schumacher blen pronën marramendëse të Presidentit të Real Madrid
Dritare.net
Bashkëshortja e yllit të F1, Corinna, 49-vjeç e ka blerë pasurinë prej 161,000 m² nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, sipas gazetës gjermane Bild.
Prona e madhe pranë Andratx përmban dy pishina, një kopsht të madh, një, një vilë për mysafir dhe pamje mahnitëse të detit.
Besohet se prona do të përdoret si një shtëpi pushimi pasi familja vazhdon të jetë e vendosur në Zvicër.
Familja e Shumacher ka folur shumë pak deri më tani për yllin e F1 i cili pësoi një aksident dramatik në 2013, duke dëmtuar trurin.
Prej asaj kohe dihet vetëm që ai ka qëndruar 6 muaj në koma, dhe tanimë trajtohet me shërbim mjekësor 24 orë të përhershëm, dhe se ai nuk mund të lëvizë.
Michael, 49 vjeç, dhe Corinna, u martuan më 1995, pushuan në ishullin e Mallorcas para aksidentit të tij tragjik./ I.M-Dritare.net