Gruaja e Dr.Florit: Ju rrëfej makthin që kalova kur më thanë se djali im kishte tumor!

Blerina, gruaja e këngëtarit të ndjerë, Dr Florit ka rrëfyer për ndjekësit në Instagram, makthin që kaloi pasi mjekët i thanë se dyshonin se i biri, Danieli kishte tumor në kokë. Më pas Blerina shpjegon se, fatmirësisht ishte një abses, që u largua falë një ndërhyrjeje.

 “12-15 kanë qenë ditët më të vështira për mua, Danushkën, familjet tona dhe për të gjithë miqtë që na qëndruan afër dhe vazhdojnë të na mbështesin pa kushte. Nuk do ta harroj kurrë atë që përjetova kur më thanë që ti zemra ime e vogël kishe një masë tumorale në kokën tënde të bukur. Por, baba Zoti të do shumë biri im dhe bëri mrekullinë e radhës. Ajo që na thanë se ishte tumor, në fakt ishte një abses, por që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi. Danieli e përballoi ndërhyrjen si një hero dhe vazhdon të jetë shumë mirë. Do të jemi të lumtur, të premtoj.”,- shkruan Blerina, ndërsa shprehet se, tashmë Danieli i vogël është mirë dhe e përballoi ndërhyrjen si hero./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Murrizi: Dashuria e vjetër, Rama dhe Basha mbarojnë për njeri-tjetrin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.