Grida Duma: Rama komunikon me kode mafioze, të ikë menjëherë
E Hënë 17 Qershor 2019, 22:10
Dritare.net
Duma ka thënë se Rama duhet të dorëhiqet menjëherë, pasi sipas saj ai komunikon me kode mafioze.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Po të dekriptojmë gjuhën e tij, që “a e ke kapur objektivin”, ky është kodimi mafioz që realizo atë që të është dhënë detyra. Kështu shfaqet Rama në këto përgjime, ai bën sikur nuk di gjë, shfaqet me fjalë të rrumbullakosura, “e mirë”, “a di gjë”, “a e kape objektivin”, por edhe sikur të mos dijë gjë, kjo nuk e shfajëson”, tha Duma./I.M-Dritare.net