Grida Duma: Ja çfarë më tha gazetarja menjëherë pas tërmeti!
Dritare.net
Gjatë një aktiviteti për ndarjen e disa çmimeve për gratë e suksesshme të politikës shqiptare, ish-deputetja e PD, Grida Duma ka dhënë një çmim për politikanen Kosovare Edita Tahiri, dhe ka mbajtur një fjalë të rastit.
Duma, gjatë fjalës së saj, ka thënë se një gazetare, mik e saj, e kishte marrë menjëherë pas tërmeti në telefon, dhe i kishte thënë se shkak për tërmetin janë bërë pikërisht mëkatet e politikanëve.
“Nuk më hiqet nga mendja që natën e tërmetit ndërsa telefonoja të afërm ti pyesja një gazetare mike e imja të cilës nuk do tia përmend emrin, duke lënë mënjanë që isha mikja e vet tha me mllef dhe me duf :-Ju politikanët e keni fajin, me mëkatet e politikës na u gjend ky tërmeti. E kuptova se çfarë donte të më përcillte, fliste për një energji negative, që ndoshta politika në tërësi ia ka borxh këtij vendi.
Unë mendoj që është e nevojshme që ndoshta edhe për gjëra që personalisht nuk i kemi bërë, por për atë që përfaqësojmë sepse jemi dhe ne në politikë, duhet të themi “më fal”- tha Grida Duma./ I.M-Dritare.net