Greta Koçi vihet në siklet, ja pyetja e vështirë që i bën fansi!
E Premte 24 Maj 2019, 12:12
Dritare.net
Në mesin e shumë pyetjeve të mbërritura në Instagramin e këngëtares, një e ka vënë në siklet këngëtaren, pyetje e cila nuk mund të marrë përgjigje.
Një fans e ka pyetur që nëse do të ishte e detyruar të zgjidhte një nga anëtarët e familjes, kush do të ishte.
Greta tha se se u vu në siklet nga pyetja dhe se ajo nuk mund të zgjedhë një anëtar dhe as t’i ndajë
"Uaaa sa në siklet më fute. Po pse kush është ai që mund të zgjedhë 1 edhe t'i ndajë? Prindërit, motra ose vëllai janë gjëja më e shtrenjtë. Nuk ndahen", është përgjigjur ajo./E.B-dritare.net