Grekët e ofenduan, shihni si u kthehet Era Istrefi!

Në festën kombëtare të 28 Nëntorit, këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ishte në Athinë dhe që nga andej uroi shqiptarët, duke bërë shqiponjën me duar, bashkë me Norën. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer grekëve, të cilët  i janë vërshuar Erës dhe Norës me komente negative dhe ofenduese. Një nga komentuesit i shkruan Erës:

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi.” Ndërsa të tjerë: “Epo përfundimisht ju jeni kafshë!” “Ja, ju e tregoni që po shkoni në mal.”

 

 

View this post on Instagram

 

Krenarë ku’do që jemi👐🏻

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Pas këtyre ka reaguar edhe Era, e cila përmes një komenti u kthehet:

LEXO DHE :  Tentuan t’i bllokojnë rrugën për Gjirokastër, Rama: Dasho i Lazaratit me 20 veta në rrugë

“Meqë u ndodha këtu për biznes, po festoj  dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Unë jam artiste dhe jo politikane. I dua të gjitha kombet dhe u uroj vendeve të botës paqe dhe prosperitet. Kështu që, ky nuk është mosrespekt për askënd. Ka vetëm dashuri dhe respekt për ju dhe shtetin tuaj të bukur. Le të qëndrojmë bashkë, të mos lejojmë askënd dhe asgjë të futet mes nesh, njerëzve të të gjithë botës. Paqe.”/K.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.