Gratë japoneze tregojnë sekretet e bukurisë që duhet t'i provoni patjetër
Dritare.net
Të lash fytyrën në mëngjes me ujin e orizit.
Orizi është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga plakja, e mbajnë atë të butë dhe me shkëlqim. Ajo që duhet të bëni është të vendosni një gjysmë gote oriz, në një tas me rreth dy gota ujë të pastër. Lëreni përreth një ditë e gjysmë, në një temperaturë normale. Më pas me atë ujë shpëlani fytyrën.
Mos e fërkoni kurrë fytyrën me duar.
Shpesh përdorim duart për të larë fytyrën. Kjo i bën shumë dëm lëkurës. Për të zgjidhur këtë problem, gratë japoneze përdorin rrjeta, sikurse në foto.
Kolagjeni
Kolagjeni është një proteinë mjaft e rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme por jo vetëm. Gratë në Japoni, e marrin atë në formën e pilulave, por mbi të gjitha duke u ushqyer mirë. Ato konsumojnë vazhdimisht peshkun, pulën, zarzavatet dhe agrumet.
Një vaskë me ujë të nxehtë
Nëse do të relaksoheni në një vaskë me ujë të nxehtë do t'ju ndihmojë të keni një lëkurë të pastër dhe shëndetshme.
Çaji jeshil
Është një ndër sekretet e bukurisë së femrave në Japoni. I pasur me antioksidantë çaji ka efekt të pastrojë lëkurën. Përveçse se mund ta pini mund të lani edhe fytyrën./L.F-dritare.net