Politikanët shpesh në publik dhe në aktivitete të ndryshme politike shoqërohen nga bashkëshortet e tyre. Ata flasin shumë për të drejtat e grave dhe se do të krijojnë më shumë hapësirë për to. Por, në fakt ajo që bie në sy, është se ata as grave të tyre nuk ua japin fjalën. Kemi dëgjuar shpesh çfarë mendon Kadri Veseli, Ramush Haradainj, Albin Kurti apo Avdullah Hoti, por nuk kemi dëgjuar çfarë mendojnë gratë e tyre.
Me sa duket i mbajnë gratë për sfond, i nxjerrin në tubime, por nuk iu japin kurrë fjalën. Kur nuk i japin fjalën grave të tyre, ec t’i besojmë që do u lënë hapësirë grave të tjera për të folur. Atyre ju duan veç votën./dritare.net