Grabitja në Rinas/ Lleshaj: Ngjarja do të zbardhet, lekët mund të jenë djegur

Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Repolitix” në “Report tv” ka folur në lidhje me grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit.

Lleshaj është shprehur besimplotë se e gjithë ngjarja do të zbardhet, ndërsa shtoi se lekët e grabitura edhe mund të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real“, pohoi ministri i Punëve të Brendshme./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Mos dilni pa çadra, ja moti të hënën!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.