Grabitja në Rinas/ Ja shpërblimi që jep policia, nëse jepni informacion për 3 të kërkuarit!
Dritare.net
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprat penale "Vrasja e punonjësit të Policisë", kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim", "Grup i strukturuar kriminal", për tre shtetasit: Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan. Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre. Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.
Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./E.B-dritare.net