Grabitet me armë në Durrës, një pikë transfertash
E Mërkurë 4 Maj 2016, 10:10
Dritare.net
Grabitësit kanë hyrë nga dera e pasme e pikës së transfertave, ku ndodhej vetëm një punonjës. Njëri prej grabitësve i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar, ndërsa tjetri ka marrë paratë. Të dy janë larguar me shpejtësi me motor.