Goxhaj: Berisha ka bërë pazar me Soros në vitin 2005

Avokati Altin Goxhaj nga studio e emisionit “Arena” në RTV Ora deklaroi se në vitin 2005, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë Pazar me George Soros.

Pjesë nga biseda në studio: 

Edmond Bejtja: E pranoni që Basha është një figurë e lançuar nga Berisha?

Altin Goxhaj: Jo. Berisha ka bërë një pazar me George Soros në vitin 2005. Në atë kohë e kam paralajmëruar vetë Sokol Olldashin në fund të vitit 2004. Në Shqipëri po krijohet poli i qendrës që përbëhet nga bordi i “Mjaft”, Edi Rama, Ilir Meta, Genc Pollo dhe Nard Ndoka. Dhe ky projekt ishte i Soros për të marrë aq vota në 2005, sa të krijohej një aleancë e majtë drejt qendrës pa Fatos Nanon. 

Edmond Bejtja: Pse mund të merrte më shumë sesa mori në 2005?

Altin Goxhaj: Merrte poli qendror vota, e majta vota, bashkoheshin këto dhe hiqnin Nanon dhe qeveriste qendra e majtë. Berisha nuk kishte asnjë alternativë tjetër sepse e dinte se në vitin e 8 të tij, nëse nuk i fitonte ato zgjedhje, PD nuk do të vinte asnjëherë në pushtet dhe bëhej 12 vite e majta./ I.M-OraNews

LEXO DHE :  Rama në Bratislavë/Poston videon gjatë konsultimit me këshilltarët

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.