Gomonia me 700 kg marijuanë në bregdetin italian, mister në historinë e braktisjes

Një gomone e fuqishme  me drogë nga Shqipëria kaloi Kanalin e Otrantos mesnatën e së hënës dhe të martës duke zbarkuar në San Foca.

Gomonia kishte një sasi prej 700 kg marijuanë, e cila në treg do të pakte një vlerë prej 4 milionë euro.

“LeccePrima” shkruan për mister në të gjithë këtë histori. Kryesorja është se ku kanë përfunduar trafikantët. Si dhe nuk dihet arsyeja pse droga është braktisur.

Sipas mediave lokale të vendit fqinj, gomonia nuk u identifikua në det dhe se braktisja e saj në breg duket se ka ardhur më shumë nga një mos koordinim mes trafikantëve që e transportuan në Itali dhe atyre që pritej ta merrnin marijuanën në dorëzim.

LEXO DHE :  Europianet/ Ja rezultatet e para në Gjermani, Francë, Spanjë, Austri e Danimarkë!

Nisur nga mënyra e paketimit të drogës, aludohet se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria, duke sfiduar dhe të ftohtin e acartë. Gomonia e sekuestruar ka një motor të fuqishëm Yamaha me 200 kuaj fuqi, shkruan Panorama.

“Ndoshta një avari, ndoshta një vonesë, ngricat, kanë bërë që me të zbardhur dita, nga frika që mos i zbulonin, skafistët kanë menduar t’ia mbathin dhe të lënë mallin aty””, raporton “LeccePrima”.

Por, ajo që dihet me siguri është se droga u zbulua nga telefonat e një peshkatari që pa rreth orës 8:00 në breg të detit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.