Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Golem/ E përplas makina, humb jetën këmbësorja

Golem/ E përplas makina, humb jetën këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sërish ditën e sotme. Viktima e radhës është shënuar në Golem.

Rreth orës 08:30 të mëngjesit, në mbikalimin e Golemit, një mjet ka aksidentuar për vdekje 38-vjeçaren me iniciale B.SH., banuese në Berat.

Për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit./E.B-dritare.net