Glover flet për dekretin e Metës: Nuk i certifikojmë ne zgjedhjet, por autoritetet e vendit
Dritare.net
Glover tha se, nuk është puna e tyre të certifikojnë zgjedhjet, por autoritetet e këtij vendi.
Gazetari Sa shanse ka të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse ka ndonjë shans për t'u ripërsëritur nisur nga fakti që ka një dekret të presidentit Meta për 13 tetorin?
Glover:Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar.
Gazetari: Ju keni monitoruar zgjedhje në Maj 1996 dhe nga raportimet e deritanishme duket një ngjashmëri mes atyre zgjedhjeve dhe këtyre zgjedhjeve? A mund të na ofrojnë standardet e djeshme hapjen e negociatave?
Glover: E para doja të sqaroja që në maj të ’96 nuk kam qenë fizikisht këtu. Nëse këto standarde na ndihmojmë në hapjen e negociatave, nuk është detyra jonë të themi se kur ndikojnë këto standarde të zgjedhjeve. Do të ishte një pyetje më e përshtatshme për Bashkimin Evropian.