Gjyqtari i Kushtetueses nuk justifikon apartamentin 140 mijë euro, avokati: Ka marrë kredi dhe borxhe
E Hënë 7 Maj 2018, 12:12
Dritare.net
Nga ana tjetër avokati i Gjykatësit Julian Mërtiri tha se gjithçka është e ligjshme.
“ Është një element në vitin 2003 ku pretendohet nga KPK që nuk justifikohet pasuria.
Por Shuma është plotësisht e justifikueshme. Hoxha nga viti 2011 është emëruar anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, dhe pasi ka kaluar nga Shkodra në Tiranë, ka shitur orenditë, dhe kjo shumë ka ardhur nga kjo shitje e bërë.
Ai më pas ka marrë kredi e cila është marrë në bazë të vendimit të Këshillit të ministrave. Borxhin e ka marrë për apartament, dhe deri tani ai është shlyer,” tha Mërtiri
Avokati ka shtuar se përveç kredisë, klienti i tij kishte marrë edhe dy borxhe, një shumë prej 28 mijë eurosh tek një miku i tij dhe 34 mijë euro tek kunati./ I.M-Dritare.net