Gjykata Speciale e Hagës fton një tjetër luftëtar të UÇK
Dritare.net
Gjykata ka ftuar Avdi Ibrahimin, që ishte ish-zëvendëskomandant i Brigadës 128 i Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP).
Lajmin e ka dhënë vetë Ibrahimi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ndjej një obligim moral e qytetar t’ju njoftoj se sot rreth ores 14, 20 minuta kam marrur ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë të paraqitem më date 02 tetor 2019”, ka shkruar Ibrahimi.
Ibrahimi është shprehur se Gjykata Speciale është politike dhe e sajuar nga shpifjet.
“Përkundër bindjeve që kamë për këtë gjykat politike të sajuar nga shpifjet, të pavërtetat e shtetit serbë për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së, edhe pse unë nëpërmjet shkrimeve të cilat i kam bërë publike kam shprehur hapur kundërshtimin e kësaj gjykate të ngritur mbi bazën e raportit të Dik Martit, por që e ka miratuar Këshilli Europian”, -ka shkruar Ibrahimi./ I.M-Dritare.net