Video/ Djali i Fahriut shkon tek vendi i ‘krimit’: Rama nuk ke b**** të hysh në Astir
Dritare.net
Ish-deputeti demokrat direkt pasi është lënë i lirë nga policia ka shkuar në zonën e Astirit ku banorët vijojnë të protestojnë për mos prishjen e shtëpive të tyre dhe kanë bllokuar rrugët duke penguar qarkullimin.
“Për ju jo dy ditë por edhe 2 mijë ditë janë pak burg për kauzën tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes, si Revani Jaupi që së shpejti do të bëhet hallvë. Edi Rama dhe pinjollët e tij janë në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja se pse tani janë më të dhunshëm me qytetarët e këtij vendi. Jam këtu për ta garantuar se nuk ka burg që na ndal. Nuk frikësohemi me shoqërime, vetëm Zoti mund të na ndalojë. Edi Rama do të na bëjë më të fortë. Edvin, siç e pe edhe vet ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mban dot një takim jo të kesh b… të hysh tek Unaza e Re, u shpreh Balliu.
Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë bashkë me tre persona të tjerë pasi goditën punonjësit e policisë./e.k-Dritare.net