Gjykata lë në burg ish-efektivin e policisë, që plagosi kushëririn
E Hënë 3 Qershor 2019, 13:01
Dritare.net
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për ish-efektivin Flamur Karaj, i cili plagosi disa ditë më parë kushëririn e tij, në Pezë.
Flamur Karaj ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij, kur kushëriri Enver Karaj, është paraqitur. Fillimisht ka pasur një debat verbal mes tyre, më pas Enveri ka filluar ta godasë.
Në atë moment, Flamuri ka nxjerrë armën e shërbimit, dhe e ka qëlluar duke e plagosur. Ish-efektivi i FNSH-së është pezulluar nga detyra./E.B-dritare.net