Gjykata i fal dënimin e mbetur, lirohet ish-deputeti
E Enjte 10 Maj 2018, 15:03
Dritare.net
Frroku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Tiranë vitin e kaluar, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtimin e paligjshëm. Ndërkohë në janar të këtij viti, Gjykata e Apelit, Tiranë, ia reduktoi dënimin Frrokut, me 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Fierit, vendos lirimin e parakohshëm të tij.
Javën e ardhshme në Gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës/K.C/Dritare.net