Gjykata Evropiane/ Ja kush është kandidati shqiptar i përzgjedhur për në Strasburg!

Darian Pavli është kandidatura e vetme e qeverisë shqiptare, që ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

 

Pavli është vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Strasburgut.

Ai është vlerësuar si kandidati që përmbush më shumë kriteret për të qenë zëvendësuesi i gjyqtarit aktual, që ka Shqipëria në GJEND, Ledi Bianku. Më datë 28 shtator, Komisioni i Përzgjedhjes së kandidaturave ka zhvilluar intervistimin e tre kandidatëve që dërgoi qeveria Rama. Në listën e kandidatëve, veç Darian Pavlit, ishte ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe pedagogia, Marjana Semini.

LEXO DHE :  Valentina Ndou, një zonjë nga Shkodra në Bashkinë e Lecces!

 

Emri i Darian Pavlit është përfshirë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për t’u votuar në datën 12 tetor të këtij viti. “Komisioni intervistoi të gjithë kandidatët, më 28 shtator 2018. Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamentare, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikuar”, thuhet në materialin zyrtar të siguruar nga “Panorama”. /Panorama.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.