Gjykata e BE urdhëron Facebook të heqë postimet e paligjshme
Dritare.net
Platformat e ndryshme të medieve sociale, duhet të kontrollojnë postimet me përmbajtje të ngjashme dhe t'i heqin ato, në vend që të presin që secili prej tyre të raportohet.
Një ekspert tha që ishte një vendim i rëndësishëm me implikime globale. Facebook tha se ky vlerësim ngriti pyetje kritike rreth lirisë së shprehjes.
Për çfarë rasti bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për një koment fyes i postuar në Facebook për politikanen austriake Eva Glawischnig-Piesczek, për të cilën gjykatat e vendit thanë se dëmtuan reputacionin e saj. Sipas ligjit të BE-së, Facebook dhe platformat e tjera nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtje të paligjshme të postuara nga përdoruesit, derisa vihen në dijeni për të, dhe në këtë pikë ata duhet ta heqin këtë postim menjëherë.
"Nëse ka një urdhër gjykate në të cilin thuhet se dikush është fyer në të, atëherë Facebook duhet të kërkojë variante të ndryshme të tij dhe t'i fshijë.",-tha Prof Steve Peers, nga Universiteti i Essex./K.C/dritare.net