Gjoni: Zero ndihma tek njerëzit e prekur nga tërmeti!
Dritare.net
Hila: Sa po shkon ndihma tek njerëzit?
Gjoni: Zero. E them me bindje të plotë, sepse e them nga ajo çfarë unë shikoj. Ka shumë diskutime në Tiranë, ka shumë diskutime, kryeministri shkon përditë atje dhe bën atë shoun e tij të përditshëm, bën ato takimet dhe ikën, dhe njërëzit vazhdojnë të flenë në çadra. Dhe sot u thoshte njerëzve që ‘vazhdoni të flini në çadra dimërore’ ndërsa i ftoj të gjithë ata që flenë në shtëpi të provojnë një natë atje në çadra dhe ta shikojnë se çfarë do të thotë. Nga ana tjetër ka një hendek të jashtëzakonshëm nga ajo çfarë thuhet në ekran, madje edhe midis asaj që u thuhet të prekurve nga tërmeti, dhe saj që është për tu bërë vërtetë.
Hila: Unë kam parë që ka një mungesë eksperience që tek çadrat, nuk u bëhet një kanal kullimi.
Gjoni: Edhe në ato çadra që është ngritur kanali, njerëzit janë vendosur direkt në baltë. Pra, një fëmiëj 5 muajsh që do të flerë dy javë mbi baltë, sa do të zgjasë? Një mjeke tha se nëse vazhdon deri në katër muaj ky fëmiëj shkon në brokupromoni, ose ka probleme të tjera shëndetësore./ I.M-Dritare.net
https://youtu.be/v5_yaCwr3GE