Gjonaj i përgjigjet Metës: Presidenti ka një hall, Reformën në Drejtësi
Dritare.net
Gjonaj tha se Meta e ka hallin te Reforma në Drejtësi dhe po lufton kundër saj.
"Dal te shtjelloj me përgjegjësi të plotë politike, profesionale e qytetare një çështje që është thirrur në temë për protestë nga Presidenti.
S’e kam bërë këtë shtjellim më parë se kam gjykuar që i duhej lënë presidentit koha dhe hapësira mediatike për të ezauruar seritë e spektaklit të tij për grupin armiqësor dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë.
S’e bëj për t’ju përgjigjur presidentit për morinë e akuzave dhe fjalëve të padenja që ka lëshuar në drejtimin tim personalisht apo përmes zëdhënësit të tij.
Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivion në luftën kundër Reformës në Drejtësi por akuzat ndaj meje nuk ua lehtësojnë këtë hall.
Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s’janë në përputhje me interesat e tij kushtetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave.
Deformimet e rënda faktike të këtij show politik presidencial që janë mbresëlënëse për këdo që i di faktet", tha ndër të tjera Gjonaj./E.B-dritare.net