Gjiko feston datëlindjen, Elita Rudi dedikim mahnitës: Mezi pres të plakem me ty
E Premte 3 Janar 2020, 18:06
Dritare.net
Sot është një ditë e veçantë për reperin Gjiko, pasi feston datëlindjen. Dhe nuk kishte si të mungonte urimi i Elitës në këtë ditë të bukur për familjen e tyre. Ndërsa poston një foto ku shfaqen të dy duke u puthur, Elita shkruan: “Mezi po pres te plakem me ty, të të shoh rrudhat nën sy, të të përqafoj dhe të të them se ia dolëm. Edhe shumë datëlindje me plot shëndet dhe dashuri afër nesh. Të duam!”/K.C/dritare.net