Gjetja e rrënojave të avionit, flet babai i Emiliano Sala: Ëndërr e keqe

Pas gjetjes së rrënojave të avionit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson ka folur edhe babai i 28-vjeçarit. Babai i Sala, Horacio Sala thotë i dëshpëruar se, kjo është një ëndërr e keqe. Ai ka folur për ankthin dhe mosbesimin e tij pas rrëzimit të avionit që mbante futbollistin e humbur të Cardiff City. Duke folur në shtëpinë e tij në Argjentinë, Horacio Sala tha se ishte i dëshpëruar pasi një operacion kërkimi privat e gjeti aeroplanin në ujërat në veri të Guernsey të dielën, informon dritare.net

‘Nuk mund ta besoj. Kjo është një ëndërr. Një ëndërr e keqe. Jam i dëshpëruar.“,- tha Sala për transmetuesin lokal Cronica TV. “Kam komunikuar me ta çdo ditë, por meqë nuk kam WhatsApp, është e vështirë t’i telefonosh ose të më telefonosh. Ata më thanë se, ditët kaluan dhe nuk kishte lajme për Emilianon apo aeroplanin.”,– vazhdoi më tej Sala.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 27 maj 2019

Avioni ‘Piper Malibu N264DB’ që po udhëtonte Sala dhe piloti, David Ibbotson u zhduk më 21 janar mbi Kanalin Anglez. Dy anije, duke përfshirë një të porositur nga AAIB, duke përdorur sonar kishin marrë pjesë në një kërkim të ri që mbulonte një sipërfaqe prej rreth katër milje detare. Shkencëtari detar, David Mearns, drejtori i ‘Blue Recoveries’, udhëhoqi një ekip kërkimi FPV Morven, ndërsa dega britanike për hetimin e aksidenteve ajrore (AAIB) gjithashtu dërgoi një ekip në bordin e saj Geo Ocean III./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.