Gjergj Luca ju drejtohet politikanëve: Keni 2-3 shtëpi, pse s'hapni dyert?
E Premte 29 Nëntor 2019, 20:08
Dritare.net
“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shtëpi që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata ka hapur shtëpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë.
Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti u ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai./ I.M-Dritare.net