Gjërat që duhet të dini për depresionin pas lindjes
Dritare.net
Nënat po flasin gjithnjë në lidhje me betejat e tyre me çështjet e shëndetit mendor dhe një numër i madh prej tyre luftojnë me depresionin pas lindjes.
Por çfarë është depresioni pas lindjes?
Dritare.net sjell për ju një informacion të domosdoshëm për të gjitha ato femra që po kalojnë, kanë kaluar ose ato që mund ta shmangin depresionin pas lindjes. Ky depresion në shumicën e rasteve kap ato femra të cilat janë bërë nënë për herë të parë. Nuk është e thënë se ky problem shfaqet vetëm te gratë e sapo lindura, por edhe ato që abortojnë një fëmijë.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit pas lindjes?
Shumë gra mund të ndihen të emocionuara apo të shqetësuara pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, zakonisht ky fenomen mund të quhet “foshnja e dëshpëruar”, por kjo gjendje do të zgjasë vetëm disa javë pas lindjes.
Simptomat përfshijnë: ndjenjën e vazhdueshme të trishtimit, mungesës së kënaqësisë dhe humbjes së interesit për botën e jashtme, humbje interesi ndaj fëmijës dhe mungesë energjie.
Këto shenja mund të rriten gradualisht dhe shumë nëna nuk e kuptojnë menjëherë se kanë depresion, prandaj ne ju sugjerojmë vizitën te ndonjë mjek ose psikiatër.
Nuk janë vetëm nënat e thjeshta ato që janë, ose mund të preken nga depresioni pas lindjes por ka edhe të famshme të cila kanë qenë të prekura nga depresioni. Dritare.net ka mundësuar disa informacione në lidhje me ato nëna të famshme të cilat janë prekur nga depresioni pas lindjes.
1. Këngëtarja, Adele ka thënë se pas lindjes së djalit të saj Angelo ajo u ndie 'e papërshtatshme' dhe u mbyll në vetvete e nuk fliste për atë që ajo ndiente.
2.Kate Middleton vizitoi Institutin dhe Klinikën “Maurice Wohl Neuroscience” në King's College në Londër për të diskutuar depresionin pas lindjes me ekspertë
3. Gruaja e John Legend, Chrissy Teigen, ka treguar se ajo u diagnostifikua në dhjetor me depresion pas lindjes së vajzës së saj Luna.
4. Stacey Solomon tha se ajo vuante nga depresioni pas lindjes së djalit të saj të parë, Zachary, kur ajo ishte vetëm 18 vjeç.
5.Një tjetër fytyrë e njohur që ka folur për përvojën e saj është WAG Rebekah Vardy pasi ajo lindi djalin Finley, me bashkëshortin futbollist Jamie Vardy./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net