Gjeniu mysliman i harruar nga historia

Në 1979, shkencëtari pakistanez Abdus Salam fitoi çmimin Nobel në Fizikë. Puna e tij ishte thelbësore në përcaktimin e teorisë së grimcave në fizikë, e cila përdoret ende sot. Ishte kjo teori që vendosi themelet për zbulimin e vitit 2012 të “grimcës Higgs”,   quajtur ndryshe dhe si “grimca e Zotit”, grimcë që ndihmon për t’i dhënë masë çdo materieje në Univers.

Salam ishte i pari pakistanez që fitoi një Nobel dhe fitorja e tij duhej të ishte një moment historik për vendin. Por, në vend të kësaj, 40 vjet më pas, historia e tij është harruar thuajse fare nga vendi ku ai lindi, pjesërisht për shkak të identitetit fetar që ai mbajti me dashuri. Së fundmi një dokumentar i ri në Netflix, “Salam, The First ****** Nobel Laureate” po kërkon të risjellë në dritë gjithë arritjet e Salam.

“Salam  ishte myslimani i parë që fitoi një çmim Nobel në fushën e shkencës”, thotë Zakir Thaver, një nga prodhuesit e filmit, për BBC. “Ai ishte aq i përkushtuar në rrënjët e tij dhe për të përmirësuar gjendjen e vështirë të popullit të tij veshi një çallmë  në Stokholm  gjatë marrjes së çmimit nga Mbreti i Suedisë”, tregon më tej Thaver, informon dritare.net.

Në fjalimit të tij gjatë marrjes së çmimit, Salam citoi Kuranin.

Dokumentari portretizon përkushtimin e palëkundur të Salam, përballë testimit në tre gjëra: fizikën e tij, besimin e tij dhe kombësinë e tij.

Salam ishte i veçantë qysh kur lindi në vitin 1926 në qytetin Jhang, asokohe pjesë e Indisë Britanike. Babai i tij, një mësues, besonte Salam kishte lindur pas një vizioni nga Zoti që ai kishte marrë gjatë lutjeve të së Premtes, dhe kështu duke u rritur, Salam u trajtua si një qenie superiore në krahasim me motrat dhe vëllezërit e tij. Ai u përjashtua nga punët e shtëpisë, si mjelja e lopës apo pastrimi i zonës së tualetit dhe i dha kohë të punonte në aftësitë e tij befasuese në matematikë. Megjithatë, fëmijëria e tij nuk ishte  luksoze. Kur ai u largua nga qyteti i tij për të ndjekur Universitetin e Kolegjit Qeveritar në Lahore, ishte hera e parë që ai pa një llambë elektrike, informon dritare.net

Aty, aftësitë e rralla në matematikë dhe fizikë e dalluan prej shokëve dhe Salam fitoi një bursë për të ndjekur Universitetin e Kembrixhit.

Megjithatë rrënjët e tërhiqnin dhe pasi mbaroi tërheqja doktoraturën në Kembrixh, ai u transferua në Lahore për të punuar si Profesor i Matematikës, informon dritare.net.

Gjatë gjithë jetës së tij, Salam ishte një mysliman i përkushtuar. Ai dëgjonte në mënyrë të vazhdueshme Kuranin kur punonte në shtëpinë e tij në Londër.

LEXO DHE :  Blendi Fevziu dhe Anxhela Martini, dy yjet e Panairit të librit

Ai nuk e pa kurrë fenë si një pengesë për punën e tij shkencore. Për të, shkenca dhe Zoti punonin bashkë, madje u tha kolegëzve të tij se shumë ide i erdhën prej Zotit.

Ai po përpiqej për një teori të unifikuar që do të shpjegonte të gjithë fizikën e grimcave, e cila ishte në përputhje me besimet e tij fetare, informon dritare.net.

Megjithatë kishte dhe aspekte të shkencës të cilat ai nuk i pranonte siç ishte teoria e Big-Bang, e cila binte ndesh me besimin e tij.

Teksa besimi në Zot ishte thellësisht i rëndësishëm për të, ai ishte gjithashtu edhe një burim i dhimbjeve të mëdha, prej mënyrës sesi myslimanët e sektit të tij Ahmedia janë trajtuar në Pakistan.

Lëvizja Ahmedia u formua në vitin 1889 në Punjab, në Indinë Britanike. Myslimanët Ahmedi besojnë se themeluesi i tyre, Hazret Mirza Ghulam Ahmad, është mesia.

Myslimanët e tjerë nuk pajtohen me këtë fakt dhe kjo ka bërë që ky sekt të jetë subjekt i formave të ndryshme të persekutimit dhe diskriminimit sidomos në Pakistan.

“Komuniteti Mysliman Ahmedia është një bashkësi që respekton ligjin,” thotë Adeel Shah, një imam Ahmedi në Londër.

Në vitin 1953 pati një sërë trazirash të dhunshme kundër sektit mysliman Ahmedia.

Ndërsa në vitin 1974, një ligj i miratuar nga qeveria i shpalli ahmedistët jo myslimanë dhe i privoi ata nga të drejtat e tyre. Kohët e fundit, në vitin 2010, u sulmuan dy xhami Ahmedi në Pakistan, me 94 njerëz të vrarë dhe më shumë se 120 të plagosur.

Pas trazirave të vitit 1953 Salam vendosi të kthehet sërish në Londër ku  ku ndihmoi në ngritjen e departamentit te fizikës teorike në Imperial College.

Pavarësisht refuzimit që vendlindja i kishtë bërë, ai nuk e la Pakistanin, duke vijuar të përfshihet në projektet shkencore të vendit.

Në vitin 1961 ai themeloi programin hapësinor të Pakistanit ndërsa gjatë fillimeve të viteve 1970, Salam në mënyrë kontraverse u përfshi në përpjekjet e Pakistanit për të krijuar një armë bërthamore.

Në vitin 1979, pesë vjet pasi vendi i tij Pakistani, miratoi ligjin ku ai shpallej jo mysliman, Abdus Salam u bë pakistanezi i parë që fitoi një Çmim Nobel.

Për botën ai ishte myslimani i parë që merrte një çmim të tillë në fizikë, ndërsa për vendin e tij ai thjesht nuk ishte një mysliman./ Me shkurtime nga BBC/ Përshtati J.H/Dritare.net

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.