Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë ambasadës amerikane, në Tiranë. Kjo gjë, ka shkaktuar panik dhe ka alarmuar policinë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar ngjarjen. Vendi ku është gjetur valixhja është mes ambasadës amerikane dhe Big Bite. Zona është boshatisur nga njerëzit./L.P./Dritare.net