Gjendet i mbytur 4-vjeçari shqiptar që humbi dje, mes lotëve nëna tek tregon momentet e fundit me të
Dritare.net
Fëmija u gjet sot në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare të Zvicrës.
Sipas dyshimeve të para të autoriteteve zvicerane dyshohet se 4-vjeçari ka rënë në lumë duke luajtur.
“Ne ndjemi të humbur dhe dëshpëruar”, shprehet e ëma e vogëlushit e cila së bashku me djalin e saj, Zenelin shkoi në një shesh lojërash pranë kryqëzimit Bruggerstrasse/Ëildeggerstrasse në Möriken-Ëildegg AG të enjten rreth orës 14:00.
Rreth orës 16:30 djali i vogël u zhduk papritmas, edhe pse nëna e tij ishte aty. “Ai luajti me fëmijët e tjerë ose bëri disa xhiro në biçikletën e tij”, kujton nëna e tij
“Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë. Vajza e një miku tha se e pa, që Zeneli e kishte lënë biçikletën e tij atje dhe më pas shkoi në rrugën kryesore. Ne kontrolluam vende të tjera aty afër që ai pëlqente”, thotë Burbuqe M.
“Ai është një djalë i shoqërueshëm, që i beson të gjithëve. Për Zenelin nuk ishte hera e parë që ishte në këtë shesh lojërash, sepse kanë shumë fëmijë miq atje. Ne donim që ai të kishte më shumë kontakte me fëmijët e tjerë, të bisedonte me ta dhe të luante me ta. Ne gjithmonë ndiheshim të sigurt këtu”, thotë nëna e tij mes lotëve./e,k-Dritare.net