Gjebrea, goditjen e fundit Top Channel. I merr dy super aktorë
E Diel 8 Tetor 2017, 18:06
Dritare.net
Pas rubrikës “Kam një mesazh për ty” ku protagonist ishin aktorët Bes Kallaku, dhe Erion Isai, Gjebrea përmes një postimi në “instagram” shkruan se prezantimin e “Kënga Magjike” do ta bëjë se bashku me dy aktorët e larguar nga “Portokalli”.
‘Nuk mbahet dot e qeshura me @bes_kallaku dhe @erion_isai #kanjemesazhperty - shihemi së bashku në netët Finale të #kengamagjike19 në datat 6, 7 & 9 Dhjetor!’-ka shkruar Gjebrea.
Të njëjtin fakt e ka konfirmuar dhe Besi .
“Këtë vit së bashku me Erion Isai do të jemi bashkëprezantues të Kënga Magjike, do kemi edhe Ardit Gjebrean se s’kishim si të bënim ndryshe” –shkruan ai./I.M-Dritare.net