Gjata: Ulsi Manja s’mund të jetë hetues i Metës, ai duhet të ishte në burg!
Dritare.net
Gjata tha se, hetimi është i paprecedent dhe se, dekreti është demokratik. Avokati gjithashtu ka hedhur dhe akuza ndaj kreut të Komisionit Hetimor Ulsi Manja, duke thënë se është pjesë e përgjimeve në Dibër dhe se ka marrë pjesë aktive në shit-blerje të votës e duhej të ishte sot në burg, dhe jo të hetonte.
“Kush janë personat që do hetojnë presidentin Meta? Ilir Ndraxhi është krahu politik i bandës së Abdulajve, të cilët Abdylajt e kishin vënë në listë. Ky person i vendosur nga kjo bandë do të vendosë për shkarkim të presidentit. Ulsi Manja i dosjes 184 do të hetojë, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatësh e lloj lloj të tillë të organizuar në krim për te vjedhur vota. Ky njeri do të vendosë?
Do të vendosë Jurgis Cyrbja, përfaqësues politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja, Luan Harushaj, përfaqësues i bandës së Bajrave apo Damian Gjiknuri që do të pastronte para. Aktorët kryesorë të komisionit janë personazhë të lidhjes apo bashkëpunimit me krimin e organizuar. Ulsi Manja do hetojë presidentin nëse ka shkelur ligjin apo jo, ndërsa Manjën kush e heton? Nuk mund të jetë hetues Manja, ai duhet të ishte në burg”, tha Gjata./E.B-dritare.net