Gjata: Rama sillet si gangster. Dalja e ushtrisë, antikushtetuese

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, në News 24, Çlirim Gjata tha se, Rama sillet si gangster. Sipas tij vendosja e ushtrisë për të mbrojtur aeroportin e Rinasit, është antikushtetuese.

“Rama sillet si gangster. Edhe dalja e ushtrisë ka qenë antikushtetuese. Kjo sepse duhej të ndiqeshin procedurat një më një. Jo të nxirret ushtria, pa pyetur as Kuvend, as president, pa marrë miratime, asgjë. Kjo është e turpshme. Kjo qeveri sillet si gangstere. Këta nuk pyesin për asgjë. Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione të pavarura. Në vend që të ftohet opozita, këta thonë ‘s’më duhet nëse ka ose Gjykata Kushtetuese’. Kjo është të sillesh tamam si gangster.”,- tha Gjata./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Rama poston fotot e 10 ekselentëve, uron nxënësit për vitin e ri shkollor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.