Getoar Selimi tregon pse Marina Vjollca nuk ka dalë në ekran!
E Shtunë 6 Prill 2019, 22:10
Dritare.net
Ajo i ka munguar skenës që prej përfundimit të programit “C’est la vie”.
Është thënë se shkak ka qenë bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, por ky i fundit sqaron se e vërteta është ndryshe.
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Getoari ka qaruar se Marian është shumë selective, dhe e ka të vështirë të vendosë.
“Na ka dalë nami kot por nuk është ashtu. Unë me Marinën jemi tipa njësoj në këtë pikë prandaj e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ajo është tip që zgjedh, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vetë”, u shpreh Getoari./E.B-dritare.net