Geti dhe Marina planifikojnë dasmë të blinduar. Ja detajet!
Dritare.net
Edhe pse deri tani nuk ishte i qartë vendi që kishin vendosur për të organizuar dasmën e tyre, sipas burimeve tona flitet se Geti ka zgjedhur Prishtinën për ceremoninë luksoze, me gati 1 mijë të ftuar. Ata po përpiqen që veshjet e asaj nate t’i kenë të personalizuara, si fustanet e nusërisë për Marinën, ashtu dhe kostumet e dhëndërisë së Getoarit. Pa dyshim që të ftuar do të jenë kolegët brenda tregut të muzikës, edhe pse çifti duan ta kenë shumë private ceremoninë e martesës.
Po si do të ndryshojë jeta e një reperi shumë të përfolur si Getoari me një vajzë të lakmuar si Marina, pasi të quhen burrë e grua? Prej disa muajsh ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, direkt pasi Geti bleu apartamentin e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”. Kjo do të thotë se baza e banimit do të jetë Tirana, ku dhe planifikon axhendën kryesore të koncerteve. Sa për Marinën, nuk dihet nëse ajo pas martesës do të bëjë ndonjë kthesë në karrierën e saj televizive. Edhe pse duken çift i lumtur dhe në paqe me njëri-tjetrin, flitet se shpesh ndihen xhelozë. Madje thuhet se Getoari i ka vënë kusht Marinës që të heqë dorë nga “Procesi Sportiv” ku interviston shpesh futbollistë, dhe të nisë një program për fëmijë. Le të shohim se si do t’ia ndryshojë martesa jetën çiftit më të përfolur të showbizz-it.