Geri Ballo: Me kërcënuan se jam shqiptare dhe grua

Geri Ballo është shqiptarja që garon për zgjedhjet evropiane në jug të Italisë. Menjëherë sapo shpalli kandidaturën, Ballo është kërcënuar. Ajo ka kritikuar hapur zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, populistin Matteo Salvini.
“Mos qëndroni gjatë gjithë ditës në mediet sociale, zakonisht u themi fëmijëve.”,-ka thënë ajo për mediet vendase, duke iu referuar Salvinit.
Ndërkohë, Ballo rrëfen për emisionin “Dritare me Rudinën” se është kërcënuar për shkak të origjinës shqiptare, por edhe për faktin se është grua.

“Në fakt ka shumë sharje, fyerje dhe kërcënime, të cilat janë të lidhura me origjinën dhe të qenit grua. Ka dalë në pah një pjesë shumë e shëmtuar e racizmit që për fat të keq nxitet nga këto forca populiste. Për të qenë e besueshme, duhet të bëj punën e ministrit të Brendshëm, në ato që janë ambiente zyrtare të punës dhe jo të rri tërë ditën në rrjete sociale. Kjo është një gjë që e besoj fort, sepse nuk mendoj se mund të punohet kështu. Asnjë nga ne nuk arrin të punojë në këtë mënyrë dhe nuk mendoj që mund ta bëjë ministri i Brendshëm. Ne kemi fakte që për fat të keq edhe të emigracionit dhe shumë tematika që janë të rëndësishme në nivel evropian, nuk bëhet puna në vendet e duhura institucionale, të BE-së, por bëhet vetëm zhurmë në rrjete sociale. Edhe këto reagime tregojnë për frymën shumë negative në të cilën po rrëshqet vendi, po rrëshqet Italia. Nga ana tjetër e ndjeva veten shumë mirë, sepse më qëndruan pranë njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm kryetari i Partisë Demokratike, shumë italo-shqiptarë, dhe kjo më bëri të kuptoj se jemi një komunitet vlerash. Kjo është e rëndësishme, që shkojnë përtej detit, që na bashkojnë, dhe që është momenti të nxjerrim, të tregojmë dhe të bëjmë, një luftë për to. Sepse janë në një moment ku po kërcënohen. Ne e dimë të gjithë që, çdo gjë që ndërtohet nga njeriu, mund të prishet nga njerëz të tjerë. Janë institucione të ndërtuara, nga njerëzit dhe mund të prishen nga të tjerë. Jam shumë e frikësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, se çfarë duan të ndërtojnë, ose më keq çfarë duan të prishin, në nivel të Bashkimit Evropian.“,- tha Ballo./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Turisti çek rrëzohet me motoçikletë në Librazhd, transportohet me helikopter në spital

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.